FOTO/ Ja si kanë zgjedhur Vipa-t shqiptar të urojnë muajin e begatë të Ramazanit

Natën që lamë pas ka nisur dhe agjërimi i muajit të shenjtë të Ramazanit për të gjithë besimtarët myslimanë, i cili do të mbyllet në datë 4 qershor me faljen e namazit të Bajramit.

Ramazani njihet si  muaji i cili kalit devotshmërinë njerëzore duke sjellë paqen shpirtërore tek çdo mysliman vjen si muaji i barazisë mes njerëzve, ndërsa agjërimi zbut zemrat duke sjellë falje dhe bashkëpunim.

Në këtë ditë të veçantë kanë qenë të shumtë dhe personazhet VIP shqiptarë, të cilët kanë uruar muajin e shenjtë të Ramaznit, duke ndarë me të gjithë emocionet dhe ndjesitë që i dhuron kjo periudhë.

Duke uruar agjërim të lehtë apo duke ju lutur zotit për pranimin e tij, më poshtë ju sjellim disa prej urimeve të personazheve publik shqiptarë: