FOTO/ Njihuni me pritjen madhështore e djalit të Almeda Abazit dhe Tolgahan Saysman

Disa muaj më parë ish-Miss Shqipëria, Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayman dhanë lajmin e ëmbël se janë në pritje të një djali.

Dhe ditën e djeshme  Almeda dhe Tolgahan janë bërë për herë të parë prindër.

Lajmin e dhanë mediat turke të cilat kanë rrëfyer se Almeda dhe bebushi janë në gjendje shumë të mirë.

Sipas tyre, doktori i Almedës ka thënë se djali ka ardhur në jetë në orën 05:21, peshon 3 kilogram e 285 gram dhe është 50 cm i gjatë.

Pas lindjes, vogëlushit i kanë bërë një pritje madhështore në spital.

Në pamjet e publikuara së fundmi në rrjetet sociale shihet se i gjithë ambient është zbukuruar me tullumbace, lule dhe ëmbëlsira pa fund.