FOTO-VIDEO/ Hodhën qenin në humnerë, policia identifikon 2 të rinjtë në Angli

Policia ka konfirmuar se e dinë se kush ishte i përfshirë në xhirimin e një akti të shëmtuar, që tregon një person i cili mizorisht hodhi një qen nga një shkëmb në det në Falmouth, Cornwall, Angli, shkruan exspress.co.uk.

Një video e ndarë në mediat sociale më parë këtë javë tregon një qen bardhë e zi që hidhet në det më poshtë. Qeni pastaj shihet duke u kthyer në drejtim të bregut. Videoja u nda në Snapchat dhe është dënuar gjerësisht në mediat sociale.

Njeriu që ka bërë këtë filmim të tmerrshëm është dëgjuar në video duke qeshur me të madhe aq sa i dolën lot nga sytë.

Policia e Falmouth ka konfirmuar se ata kanë identifikuar të dyshuarit dhe zyrtarët po vazhdojnë të punojnë për kapjen e tyre.

Qeni i mbijetoi sulmit dhe është i sigurt dhe mirë. Zyrtarët kanë kërkuar publikun që të shmangë përhapjen e informacioneve false online ndërsa është akoma duke bërë hetime.