", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ E pabesueshme! Boskieri i shmanget 10 grushteve brenda pesë sekondave

Meksikani dominoi pjesën e parë të meçit, duke bombarduar Jacobsin me grushte mirë të menduara, derisa me lëvizje të shpejta iu shmang goditjeve të kundërshtarit.

Mirëpo, në pjesën e dytë të meçit, Jacobsi mori iniciativën, duke treguar fuqi dhe përqëndrim superior ndaj kundërshtarit.

Por, përpjekjet e vonshme të Jacobsit nuk iu shpaguan, derisa juria vendosi për rezultatin 115-113, 115-113 në favor të Alvarezit.

Ndoshta pika më e fortë e Alvarezit në këtë meç ishin lëvizjet e shpejta, duke iu shmangur grushteve të kundërshtarit në mënyrë të jashtëzakonshme.

Momenti kur u nënvizua shpejtësia brilante e Alvarezit erdhi në rundin e katërt, derisa dy boksierët po luftonin kokë më kokë në qendër të ringut.

Jacobs tentoi jo më pak se 10 grushte brenda pesë sekondave, në kokë dhe trup, por Alvarez – befasisht – arriti t’i shmanget të gjithave.

Shikoni pamjet e mëposhtme që u bënë virale në rrjet: