Kush është ish-drejtori i burgut famëkeq të komunizmit që pritet të përballet me krime kundër njerëzimit

Studiuesi Erald Kapri shprehet se hapja e dosjeve të komunizmit ka trazuar ujërat në sistemin e drejtësisë.

Në një intervistë për Ora News, ai thotë se dhjetëra njerëz që janë pjesë e këtij sistemi e ndjejnë veten të kërcënuar.

Madje ai zbuloi se nuk është çudi që një ish-drejtori i burgut të Qafë-Barit, Edmond Caja,  ti hapet një proces për krime kundër njerëzimit në Gjermani, pasi është bërë shtetas gjerman

“Është duke ndodhur ndaj dhe reagimi i një pale që është shumë e lidhur me të kaluarën komuniste është kaq e fortë. Janë me dhjetëra njerëz që punojnë në sistemin e drejtësisë që ndihen të kërcënuar. Po e ndjejnë lakun dalëngadalë, disa prej tyre kanë filluar të bëhen dhe publik, të reagojnë dhe ashpër. Ardhja në këtë moment ku procesi ligjor po rihapet dhe po futet ligji në lojë po e tensionon situatën. Ka pasur dhe elementë interesantë. Një ish-drejtori burgu nuk është çudi që ti hapet një proces për krime kundër njerëzimit në Gjermani sepse është bërë shtetas gjerman.Është çështje që nuk do të gjejë qetësi, dalëngadalë letrat do të hapen”, tregoi Kapri

Për studiuesin, do të duhen të paktën tre dekada të tjera që sbhoqëria shqiptare të bëjë paqe me të shkuarën e hidhur.

“Ndoshta edhe 20-30 vite të tjera do të duhen për të pranuar të kaluarën. Sot nuk e kemi për shumë arsye. Sa më shpejt shoqëria të ketë një kulturë më të madhe të kujtesës do të jetë një shoqëri më e mirë. Është një shprehje e njohur: Me njerëz të diktaturës nuk mund të bësh demokraci. Nuk po them se duhet të kemi ligj lustracioni por për disa shkëputje të mëdha kemi nevojë, jo thjesht mentale por edhe me individë të caktuar”, u shpreh Erald Kapri.

Edmond Caja dhe burgu i Qafë-Barit: