VIDEO/ Do luajë për Juventusin, Aron Ramsej ndahet mes lotësh me Arsenalin

Pas 11 vitesh plot emocione tek Arsenali, Aron Ramsey i ka dhënë lamtumirën sot tifozëve të skuadrës me lotësh.

Mesfushori uellsian ka luajtur sezonin e tij të fundit me “Topçinjtë e Londrës”, pasi që prej muajt janar është një lojtari i Juventusit.

Klubi i Arsenalit i ka rezervuar atij një ceremoni, në të cilën Ramsey, nuk ka përmbajtur dot lotët.

Në 11 sezone, Ramsey ka luajtur 369 takime. Në këto ka gjetur rrugën e rrjetës 64 herë dhe ka ndihmuar shokët të shënojnë 62 herë.