VIDEO/ Pas Manchester United, edhe Arsenali mbetet jashtë Championsit

Arsenali ka barazuar me Brighton me rezultatin 1-1 dhe tashmë shpresat për vendin e katërt dhe Ligën e Kampionëve duket se janë shuar.

Skuadra e Unai Emery, edhe pse kaloi në avantazh me anë të Aubameyang në minutën e 8-të me penallti, u barazua me të njëjtën mënyrë në të 60-tën, me anë të Murray.

Arsenali me këtë pikë shkon në kuotën e 67, tre më pak se Tottenhami i vendit të katërt.

Ndërsa Chelsea që ka 71 është tashmë e kualifikuar për në Ligën e Kampionëve.