Barcelona konfirmon mungesën e sulmuesit për sfidën e kthimit me Liverpoolin

Konfirmohet mungesa e sulmuesit të Barcelonës, Ousmane Dembele, në gjysmëfinalen e kthimit ndaj Liverpoolit, që do të zhvillohet të martën në orën 21:00.

“Analizat mjekësore kanë konfirmuar problemin muskulor në bicepsin femoral. Ezkaminimet e mëtejshme do të përcaktojnë edhe kohën e saktë të riaftësimit”, shkruhet në komunikatën e klubit katalanas.

Pavarësisht se te Barcelona nuk e saktësojnë, “El Mundo Deportivo” shkruan se bëhet fjalë për një mungesa 3-4-javore, që do të thotë se nuk mund të luajë as në finalen e Kupës së Mbretit, ndaj Valencias, më 25 maj, ndërsa finalja e Championsit (sigurisht nëse Barcelona do ta eliminojë Liverpoolin), më 1 qershor në “Wanda Metropolitano”, mbetet në dyshim.