VIDEO/ Avioni shpërthen në flakë pak pas ngritjes, panik mes pasagjerëve/ Ka të plagosur

Panik në radhët e pasagjerëve të një avioni të Aeroflot në aeroportin e Sheremetyevo të Moskës, ndërsa u detyrua të bënte një ulje të menjëhershme pas shpërthimit në flakë.

“RT” raporton se të paktën 10 persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa është bërë evakuimi i të gjithë pasagjerëve, 78 gjithsej.

Pamjet e para vijnë nga shpërndarjet që janë bërë në Twitter, ndërsa shihen shtëllunga të dendura tymi të zi që dalin SU1492, i ulur në pistë.

Disa ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë marrë pasagjëret e lënduar.

Avioni ishte relativisht i ri, me raporte që thoshin se ishte bërë në vitin 2017 ose 2018.

Ndërkohë një hetim penal ka nisur për këtë incident që do të zbulojë më tepër detaje.