", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

FOTO/ Zbulohet shtëpia e Rita Orës në Prishtinë, ja si duket vila e saj...!

Vera Ora, nëna e këngëtares së njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar fotografinë e shtëpisë së tyre në Prishtinë.

“Shtëpia është aty ku është zemra. Ani pse jetojmë në Londër është shumë e rëndësishme për neve dhe fëmijët tonë të kemi mundësi të vizitojmë vendlindjen, Prishtinë, Kosovë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Siç duket familja e këngëtares shqiptare kanë blerë shtëpi në Parkun e Bërnicës në Prishtinë.

Kujtojmë që Rita Ora asnjëherë nuk heziton t’i tregojë botës për vendlindjen, si dhe çdoherë shprehet e gatshme të mbështesë shtetin e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi.

Në muajin prill, këngëtarja shqiptare qëndroi në Kosovë në kuadër të një misioni bamirësie në bashkëpunim me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF). Gjatë fjalimit, Rita u shpreh që është e lumtur dhe krenare që është nga Kosova.

“Carry On” është projekti i fundit muzikor i artistes në bashkëpunim me Kygon, e cila njëkohësisht është edhe kolonë zanore e filmit të animuar, “Pokemon Detective Pikachu”. Kënga është publikuar më 18 prill dhe deri më tani numëron mbi 23 milionë klikime në kanalin Youtube.

View this post on Instagram

Home is where the heart is ?? Even though we live in London it is so important for us and our children/future generations to be able to visit our home town Pristina, Kosovo. #chelseapoint ???? ????

A post shared by Vera Ora (@veraora) on