Ledri Vula heq dorë nga koncertet? Ja vendimi që ka marrë reperi me i dashur shqiptar

Disa ditë më parë në rrjetet sociale qarkulloi lajmi se Ledri Vula hoqi dorë nga koncertet e tij duke sjellë nga ana tjetër habinë, njëkohësisht dhe mërzitjen e fansave për këtë vendim të papritur. I ftuar në “E Diell” në T.Ch reperi sqaroi arsyet e këtij vendimi.

“Pa asnjë të keqe, thjesht jam lodhur prej koncerteve, kam pasur brenda një viti 130 të tilla” deklaroi ai. Nuk kam qenë asnjë weekend në shtëpi, edhe gjatë verës, kam qenë 2 muaj rresht nëpër koncerte pa qenë fare në shtëpi, ndaj mora vendimin që të shkëputem dhe të marr veten dhe t`ia kthej të njëjtën energji që po më japin njerëzit si publik kur vijnë për të më parë” ka vijuar ai.

Vula e ka pasur gjithmonë familjen pikët e tij më të dobët dhe mesa duket nevoja për të qenë pranë tyre këto kohë është më e madhe se kurrë. Gjithsesi reperi dha një lajm super të mirë. “Po bëhem gati të kthehem shumë shpejt që t’ju kthej fansave të gjithë dashurinë që ata po më japin çdo ditë” - pohoi ai duke qetësuar nga ana tjetër admiruesi e muzikës.