Mbeti jashtë Championsit, Solsjkaer ‘kërcënon’ lojtarët e Manchester United

Ole Gunnar Solskjaer është i zhgënjyer me paraqitjen e Manchester United në barazimin me Huddersfield.

“Nuk ishim në nivelin e duhur për 90 minuta, kemi humbur disa raste që duhet t’i kishim shënuar. Kur shkon në këto stadiume, plot me energji, e dinim që po t’i jepnim mundësinë kundërshtarit do ta shfrytëzonte dhe fatkeqësisht kështu ndodhi.

Ndonjëherë ndodh, përqendrimi, vendosmëria, bie vetëbesimi, ishte e çuditshme se si ndryshuam mentalitet në vend që të luanim thjeshtë.

Zgjodhëm opsione të vështira. Jemi në vend të gjashtë për një arsye. Gjatë sezonit nuk kemi treguar nivelin e duhur për të konkurruar për një vend në Champions League.

Disa lojtarë kanë veshur për herë të fundit fanellën e Manchester United. Nuk është surprizë, por shpresonim të bënim një paraqitje më të mirë sot”, theksoi trajneri i “Djajve të Kuq”, duke paralajmëruar se për sezonin e ardhshëm disa prej lojtarëve do të largohen nga skuadra.