Vlora nën ujë/ Ish-gruaja e Ramës mbron kreun e bashkisë: Këto gjëra ndodhin edhe në Itali, Francë...

Delina Fico, aktiviste e shoqërisë civile, bashkëshortja e ministrit të Bujqësisë Bledi Çuçi dhe ish-gruaja e kryeministrit Edi Rama, ka reaguar në rrjetet sociale, pas akuzave të ndryshme në drejtim të Dritan Lelit, kryebashkiak i Vlorës, për përmbyetjeve e vazhdushme në qytetin bregdetar.

Sipas Ficos, këto gjëra ndodhin në gjithë botën, në një reagim ndaj gazetares vlonjate Edlira Gjoni.

Ja çfarë shkruan Dalina Fico:

"Nuk bie shi e nuk permbyten rruget vetem ne Shqiperi. Kjo mania per te gjetur faj edhe tek shiu qe bie, nuk ka con asgjekund. Shiko linkun me lart se si jane permbytur rruge ne Itali, France e Zvicer vetem pas nje ore shi. Jo te gjitha hallet jane vetem tonat. Fatkeqesi eshte permbytja kudo qe ndodh, e duhet njerezimi te pergatitet gjithnje e me shume, sepse me ngrohjen globale do te kete me shume permbytje e thatesira. Dhe, nuk di pse ka endrra se mund te rrojme nje dite ne parajse ku nuk ndodh asgje qe na e prish humorin sadopak. Kur ta gjeni nje vend qe e ka arritur kete stad, na lajmeroni".

Pak ditë më parë do të ishte bashkëshorti aktual i Ficos, ministri Çuçi, që do të shprehej se vaji i palmës është i padëmshëm për shëndetin.