FOTO/ Jo vetëm Ribery por edhe Robben/ Holandezi në merkato me kosto zero, Inter e pret me krahë hapur

Pas lamtumirës zyrtare të Frank Ribery, Bayern i Munihut do të ndahet këtë verë edhe me mengjërashin fluturues, Arjen Robben, raporton SYRI.net.

Holandezi tashmë e ka vënë veten e tij në merkato dhe shumë klube elitare kërkojnë të përfitojnë.

Favoriti kryesor mbeten Inter.

Administratori Marotta, po prêt kualifikimin e ekipit të tij në Champions për t’u hedhur në sulm.

Kostoja e Robben është zero euro dhe kjo gjë tundon jo pak interistët.

Marotta ka siguruar shërbimet e gjigandit uruguajan Diego Godin dhe kërkon të kompletojë “veprën” e tij edhe me marrjen e Robben, me të njejtën formulë. Përgatiti SYRI.net