Madonna: Po ndëshkohem se mbusha 60-vjeç

Lady Ciccone siç e thërrasin këngëtaren e famshme Madonën ka treguar së fundmi për  "Vogue Britain" se ajo gjithmonë është  ndier nën sulm dhe beteja e fundit është kundër atyre që e gjykojnë atë për shkak të moshës së saj.

Këngëtarja, e cila do publikojë albumin e saj Madame X, muajin e ardhshëm tha:

 “Njerëzit janë munduar gjithmonë të më bëjnë të hesht për një arsye apo tjetrën. Kanë thënë që nuk jam mjaftueshëm e bukur, nuk këndoj mirë dhe nuk jam e talentuar.”

Më pas shtoi: “Dhe tani për ta nuk jam mjaftueshëm e re. Përpiqen të gjejnë diçka për të më goditur. Po përballem me moshën dhe po dënohem se mbusha 60-vjeç.”

Diva e muzikës ka një karrierë të gjatë dhe të sukesshme muzikore.

Kanë kaluar 35 vite që kur kënga e saj ‘Like a Virgin’ kryesoi listat e SHBA dhe arriti vendin e tretë në Britaninë e Madhe.