Landi i ‘West Side Family’ gati për t’u bërë baba?!

Land Hysi gjithnjë e ka mbajtur jetën private jashtë syrit të publikut.

Por këngëtari nuk e mohoi që mund të jetë në një lidhje dashurie dhe mund të marrë hapa të mëdhenj drejt zgjerimit të familjes.

Në një intervistë për emisionin “Mos i fol shoferit”, Landi rrëfeu se është gati për t’u bërë prind.

Rudina Dembacaj: Je gati për tu bërë baba?

Roland Hysi: Besoj se po.

Rudina Dembacaj: E ke ndërmend?

Roland Hysi: Kur them besoj se po, i bie që e kam ndërmend.

Gati një vit më parë, Landi bëri të njëjtën deklaratë në një intervistë për emisionin  “Thumb”, ku u shpreh se shumë shpejt do të bëhet baba.

“Ke në plan ndonjë fëmijë”, e pyeti gazetarja.

“Le të themi për herë të parë që Landi shumë shpejt do të bëhet baba dhe t’i hedhim edhe një thumb tjetër miletit”, iu përgjigj Landi.

Epo, ne jemi në pritje të një lajmi pozitiv tashmë!