Përmbytet Vlora, vështirësohet qarkullimi në këto akse rrugore

Reshjet e shiu kanë përfshirë të gjithë vendin mëngjesin e sotëm.

Në qytetin e Vlorës disa nga akset kryesore janë pushtuar nga reshjet duke vështirësuar lëvizjen e banorëve por edhe qarkullimin e automjeteve.

Pika më kritike mbetet zona pranë Albanos dhe Rominës, ndërsa përmbytje ka pasur edhe tek rruga e Cipajve, pranë portit detar, si edhe në Bulevardin e ri Vlorë-Skelë. 

Rrugët që kanë mbetur të bllokuara janë rrugët në zonën e Skelës dhe ajo e lagjes Pavarësia.