VIDEO/ Udinese barazim për mbijetesë, Interi merr një pikë të artë

Skuadra e Udineses mori një barazim pa gola ndaj Interit në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Serie A.

Një pikë me shumë vlerë kjo për bardhezinjtë të cilët janë duke u përpjekur për të qëndruar sa më larg zonës së ftohtë.

Asnjëra skuadër nuk pati mundësi të pastra për shënim, duke regjistruar vetëm tri gjuajtje në kuadratin e portës.

Vlen të theksojmë që në minutën e 45’ Brozovic bëri një ndërhyrje brenda zonës ndaj mesfushorit të Udineses, Rolando Mandragora.

Talenti italian i kaloi topin mes këmbëve kroatit i cili përdori duart për ta ndalur kundërshtarin.

Për gjyqtarin gjithçka ishte e rregullt dhe pavarësisht protestave të vendasve ai nuk e pa të nevojshme për tu konsultuar me teknologjinë “VAR”.

Me këtë barazim, Inter qëndron në vendin e tretë me 63 pikë pas 35 ndeshjeve, kurse Udinese grumbullon 34 pikë .