Shehi pas humbjes: Pësojmë gola naivë! Nuk flas për punën e CAS-it

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi ka folur pas humbjes në fund të ndeshjes ndaj Tiranës.

Në një prononcim për emisionin "Gol pas goli" në Supersport, ai u ndal te goli i pësuar ndaj kryeqytetasve.

Shehi ka refuzuar të flasë për të ardhmen dhe vendimin e CAS-it.

“Që të fitosh nuk është gjithçka që të dominosh. Dominuam sot, por nuk ishim agresivë, shpërdoruam dhe morëm një gol të pakuptimtë si ai në fund. Ne duhet të qajmë pikët që lamë vete. Nuk na interesojnë pikët e kundërshtarit. Ne humbëm raste dhe shpërdoruam

Çfarë po ndodh me klubin në këtë fund edicioni?

Për punën e CAS-it nuk kam çfarë flas, unë jam për fushën. Presim vendimin. Kemi besim, dhe po luftojmë për një vend në Europë.

Vendimi negativ - "Ne shpresojmë që të jetë pozitive. Ne të gjithë kemi kontratë me klubin. Me përfundimin e kampionatit do të shohim, klubi do të vendosë. Ne nuk e kemi marrë me tapi Skënderbeun".