Mentor Kikia 'vajton' nënat e shkreta: Ju nuk ishit lodhur, ne do ishim modern

"Sa herë i kujtoj sakrificat e nënës së shkretë, që verbonte sytë kur na arnonte pantallonat dhe bluzat e grisura nga zhgërryerjet tona duke luajtur, dhe koha e gjatë e përdorimit. Kujdesej që të mos dukej shumë arna, ndaj zgjidhte copën që të ishte sa më e ngjajshme dhe perin po ashtu.

Ah ta dinte e shkreta ç’kohë do të vinte, na kishte lënë ashtu të grisur. Ajo nuk ishte lodhur e ne ishim bërë modernë që atë kohë."

(Shënim në Fb i gazetarit Mentor Kikia, mbi foton)