Rreshterja që bën FOTOT provokuese, ja nga e ka marrë frymëzimin

Një rreshtere e Trupave Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është thuajse zhveshur për një set të ri fotografik. Rianna Conner, e njohur ndryshe si “Combat Barbie”, është frymëzuar për fotografitë nga posterat e vjetër të Luftës së Dytë Botërore.

Rianna, e cila krenohet për numrin e lartë të ndjekësve të saj në rrjetin social “Instagram” (më shumë se 413,000  ndjekës), ka treguar së fundmi për “Jam Press” arsyen se përse e thërrasin “Combat Barbie”.

“Marinsat me të cilët kam punuar për të parën herë në vitin 2011, më kanë vendosur pseudonimin. Ato u frymëzuan për shkak të faktit se unë isha seksi dhe dëshiroja me patjetër të tregoja feminitetin tim”-ka rrëfyer ajo. 26-vjeçarja momentalisht po ndjek shkollën në Dakotën e Veriut.