Bixhoz me dashurinë/ Familja Oberoi tronditet nga një e papritur, ja ç’do ndodhë të hënën

Gori, Om, Bavja dhe Rudra vendosin të largohen nga shtëpia që të lënë vetëm Anikën dhe Shivain. Pinki, Texh, Shakti dhe Xhanvi largohen gjithashtu nga shtëpia me kërkesën e Omit dhe Rudrës.

Anika surprizon Shivain dhe kalojnë momente intime. Ata luajnë me ngjyra dhe në fund puthen. Om dhe Rudra kthehen në shtëpi dhe i ndërpresin. Abaj dhe Zvetlana gjejnë videon që po kërkonin dhe zbulojnë se është Texhi ai që e ka ndezur zjarrin.

Abaj betohet se do hakmerret ndaj Texhit. Shivai dhe Anika i mbajnë duart e bashkuara teksa drekojnë me familjen. Gjyshja e vë re këtë. Edhe Om dhe Gori i mbajnë duart e bashkuara. Rudra tallet me vëllezërit.

Abaj thërret Oberoit dhe i thotë se e vërteta do t’i trondisë. Shivai i bërtet Abajit të ketë kujdes çfarë flet. Abaj i tregon që humbi gjithçka në zjarrin e fabrikës Kalijani. Shivai i thotë se ishte aksident. Abaj thotë se është një Oberoi.

Të gjithë tronditen. Abaj i tregon që është djali i kushëririt të tyre. Gjyshja i tregon Shivait se babai i Abajit është përzënë nga biznesi i familjes. Texh i thotë Abajit se babai i tij ishte gënjeshtar dhe njeri i lig. Abaj nuk pranon t’ja fyejnë të atin dhe betohet se do hakmerret./revistawho