Klopp beson te përmbysja e çmendur: Ishim pa fat, por ndeshjen e kthimit...

Jurgen Klopp ka thënë se skuadra e tij nuk është duke menduar fare për ndeshjen e kthimit në Champions League ndaj Barcelonës.

Megjithatë, sipas Klopp e gjithë bota ka pëlqyer lojën e Liverpoolit në “Camp Nou”, por strategu gjerman thekson se rezultati ishte çështje e mungesës së fatit.

Klopp tha se e gjithë vëmendja është për ndeshjen e nesërme ndaj Newcastle.

 “Jemi të fokusuar 100% për ndeshjen ndaj Newcastle. Askush nuk ka biseduar për humbjen 3-0. E tëra bota na komplimentoi për ndeshjen, por rezultati ishte mungesë fati.

Megjithatë, nëse dikush mund të bëjë çmenduri në futboll, Liverpool është skuadra e parë për këtë” ka thënë Klopp.