Ke të drejtë që e shikon Ramën si perëndi, se nga Caka të bëri Big Kaka!

Nga Ilir Demalia.

Ministri në detyrë Cakaj, tha në Open: Ajo që tha kryeministri, nuk eshtë 90% e vërtetë, as 95% e vërtetë, as 98% e vërtetë, as 99.99% , por 100% e vërtetë!

Ku ta gjesh Muho Asllanin para Cakës (Kakës, “nickname” i vënë nga Ylli Dylgjeri), se shoku Muho i jepte 99.99.99.99% të drejtë shokut Enver dhe vetë Enveri nuk pranonte të kishte 100% të drejtë.

Vetë shoku Enver shkruante: "Ne jemi marksistë dhe dialektikë, e bëjmë dhe gabime. Në këtë kontekst, shokët e birosë dhe të KQ duhet t’i dëgjojmë me kujdes në vërejtjet e tyre që na bëjnë. Me shumë kujdes duhet t’i dëgjojmë shokët në bazë. Ne nuk jemi shenjtë të bëjmë mrekullira, jemi marksistë dialektikë që zhvillohemi në luftë dhe debate." - Marrë nga vepra 17 e shokut Enver Hoxha.

Cakajt po i kujtoj një thënie të Henry Kissinger, ikonë e diplomacisë botërore: "Të bekuar janë njerëzit, udhëheqësit e të cilëve mund të duken fati në sytë e tyre, por pa u përpjekur për të luajtur Perëndinë."

Caka, ke të drejtë që e shikon Edvin Ramën si perëndi, se nga Caka, të bëri Big Kaka.