Zbulohet projekti më i ri i Albana Osmanit

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Albana Osmani i ka munguar televizionit prej kohësh dhe publiku e ka ndjerë mungesën e saj.

Gjatë kësaj kohe, Albana i është dedikuar fondacionit ndërkombëtar "Ti je një Luledielli" duke u dhuruar shpresë dhe buzëqeshje mijëra fëmijëve.

Mirëpo Albana po rikthehet e këtë e njoftoi dje me një postim në Instastory ku la të kuptohej se bëhej fjalë për një radio.

"O1. Ndize jetën tënde. Së shpejti", shkruante moderatorja.

"Revistawho.com" bën të ditur se Albana do të jetë në drejtimin e një radioje online.