E çajnë brirët e demit, vdes 19-vjeçari spanjoll

Një 19-vjeçar  ka vdekur pasi u ça nga brirët e një demi në lindje të Spanjës duke u bërë personi i dytë që vritet në një festival demash gjatë dy javëve të fundit.

Fran Gonzalez thuhet se u godit në gjoks, kur ai po përpiqej t’i shmangej demit gjatë festivalit në provincën Castellon të martën. I riu vdiq shumë shpejt pasi u dërgua në spitalin më të afërt pasi kishte pasur shumë gjakderdhje, sipas gazetës La Vanguardia.

Pjesëmarrësit e festivalit të San Vincente Ferrer, me emrin e shenjtit mbrojtës, mbajtën një minutë heshtje të mërkurën si mesazh ngushëllimi ndaj familjes së tij dhe shokëve.

Kjo pasoi vdekjen e një 74-vjeçari, që ishte sulmuar nga demi gjatë një vrapimi tradicional demash në qytetin andaluzian Vejer de la Frontera.

Spektatori spanjoll Juan Jose Varo, pësoi një thyerje në mushkri dhe disa në brinjë kur kafsha e rrëzoi atë dhe ai u përpoq të ngjitej majë disa hekurave për të shpëtuar.

Mjekët trajtuan dhe një burrë tjetër që kishte nevojë për shtatë qepje pasi u plagos nga i njëjti dem si dhe një grua që ishte sëmurë.