FOTO/ Droga lumë, gjyqi i shqiptarëve që do trafikonin 400 mln euro kokainë

Në Gjermani e quajnë “gjyqi luksoz”. Bëhet fjalë për gjyqin ndaj 4 shqiptarëve të cilët kanë trafikuar 1.8 ton kokainë, me vlerë rreth 400 milionë euro, prandaj mediat gjermane i kanë dhënë titullin “gjyqi luksoz”. Droga fshihej zakonisht në kutitë e bananeve, shkruan gazeta gjermane Bild.

Gjyqi pritet të nisë në muajin qershor, ndërsa aksioni për kapjen e shqiptarëve u zhvillua në muajin prill. Shqiptarët e arrestuar të cilët kanë dalë përballë Gjykatës së Landshut janë Emiljan H., 38 vjeç, Klajdi D., 25 vjeç, Dashamir N., 34 vjeç, Dario L., 22 vjeç dhe Alberto K., 40 vjeç.

Albert. K mendohet të jetë edhe koka e bandës. Po sipas Bild, koka e bandës mbante të paktën 15 identitete të ndryshme. Interesante është se në këtë çështje janë angazhuar 500 hetues, të cilët u vunë në gjurmët e bandës shqiptare.

Disa prej anëtarëve të bandës kishin mbërritur në Gjermani nga Shqipëria të armatosur. Ndërsa falë përgjimeve intensive u bë e mundur gjetja e selisë së bandës në Hamburg, kurse Albert. K u arrestua nga forcat speciale të landit të Bavarisë në një kafene.