FOTO/ Nuk ishte prezent në ditëlindje, por ja çfarë bëri Robert Berisha për nipin e tij

Është folur gjatë në media për marrëdhënien e prishur midis Tunës dhe këngëtarit Robert Berisha.

Në një intervistë së fundmi Roberti është shprehur :

 “Më vjen keq për Patrisin dhe Tianin të cilët i dua shumë dhe do jem gjithmonë në gatishmëri për ta, por me Tunën nuk duam dhe nuk flasim!”.

Dhe ditën e djehsme Tian festoi 2 vjetorin e tij dhe prindërit e tij Tuna dhe Patris i kishin organizuar një super festë.

Të shumta ishin urimet që Tiani i vogël mori me rastin e ditëlindjes ku më i veçanti ishte i mami Tunës ku i shkruante:

 "Arritja ime më e madhe në jetë je ti për mua. Titulli më i bukur që kam del nga goja jote. Urime ditëlindjen jetë. Të don Mami&Babi".

Mirëpo, ashtu si dhe vitin e kaluar në festën e Tian vihej re mungesa e vëllait të Patrisit, Robertit dhe bashkëshortes së tij Norës.

Ndonëse nuk ishte në festë, Roberti kishte zgjedhur që nëpërmjet një fotoje ku Patrisi shfaqej me Tian dhe Rennen të uronte publikisht nipin e tij.