E premte me mot të kthjellët, përveçse në Shkodër

Dita e premte përgjithësisht parashikohet me mot të kthjellët dhe alternime vranësirash kalimtare, njofton SMU. Lokalisht në zonën e Shkodrës reshje shiu. Përgjatë zonës bregdetare në orët mëngjesit do të ketë mjegullinë.

Era do të fryjë me drejtim juglindje e prej mesditës do të kthejë jugperëndim mesatare dhe në forcim deri e vrullshme në bregdet, duke u pasuar nga një valëzim i forcës 3.

Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 5°C deri në 20°C
zonat e ulëta 7°C deri në 24°C
zonat bregdetare 10°C deri në 25°C