Arsenal-Valencia, ja nota që merr Xhaka

Arsenal ka arritur të fitojë ndaj Valencias me rezultatin 3-1 në ndeshjen e parë gjysëm finale të Europa League.

Golat në këtë takim për skuadrën e Arsenal i shënuan Alexandre Lacazette (2X) dhe Pierre Emerick Aubameyang.

Në mesin e të dalluarve tek ‘Gunners’ ishte edhe mesfushori me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, i cili ishte asistues në golin e Lacazette.

Për Valencian, golin e vetëm e realizoi Mouctar Diakhaby, gol që nuk doli të ishte i mjaftueshëm për spanjollët.

Më poshtë ua përcjell notat e lojtarëve për këtë ndeshje, sipas ‘SofaScore’.