Mancini: Messi në të njëjtin nivel me Maradonën, por në kohën time...

Lionel Messi edhe njëherë ka magjepsur botën e futbollit duke dhuruar spektakël në gjysmëfinalen e Champions Leagues.

Ylli argjentinas shënoi dy herë në portën e Liverpool, por ajo që ngriti të gjithë në këmbë dhe që bëri të diskutohet anë e mban botës ishte goli spektakolar nga goditja e dënimit.

Trajneri i përfaqësueses së Italisë, Roberto Mancini tha se Messi është në të njëjtin nivel me Maradonën.

 “Mendoj se ai është në të njëjtin nivel me Maradona-n, por në kohën time ka qenë më e vështirë, pasi mbrojtësit ishin më të ashpër dhe shkaktonin më shumë faulle”, tha ai.