Dënimi i Gegës dhe Telushit, Partizani 'heshtje për shtyp'

Bruno Telushi dhe Skënder Gega janë dënuar nga Komisioni i Disiplinës për sjellje të ashpër ndaj gjyqtarit në fundin e ndeshjes kundër Laçit.

Disiplina dënoi me 4 ndeshje pezullim mesfushorin vlonjat, ndërsa 2 ndeshje u dënua strategu Skënder Gega.

Tashmë që të kuqtë kanë zgjedhur që për ndeshjen ndaj Flamurtarit ditën e shtunë, të mos ketë konferencë për shtyp.

Ditën e premte ishte programuar që trajneri Gega dhe një lojtar i “demave” të dilte para mediave për të folur në vigjilje të transfertës së Vlorës, por në kampin e kuq do të jenë në “heshtje për shtyp”.