Si pritet të jetë dita e premte? Ja çfarë rezervon moti për nesër

Pas ditëve të tëra me reshje shiu, e nesërmja pritet të jetë ndryshe: pa reshje shiu dhe me temperatura në rritje.

Sipas asaj që raporton Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ditën e nesërme, temperaturat maksimale pritet të arrijnë në 23 gradë, në vendet e ulëta, ndërsa nuk parashikohen reshje shiu në asnjë prej qarqeve të vendit.

PARASHIKIMI METEO

Nesër (e premte dt.03) nuk priten reshje.

TEMPERATURAT

Nesër (e premte dt.03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 20 °C

në vendet e ulëta: 8 / 23 °C

në vendet malore: 3 / 18 °C

ERA

nesër (e premte dt.03) pritet të forcohet në zonën bregdetare, ku për momente do të fryjë deri e fortë.