Chelsea barazon ndaj Frankfurtit, finalisti vendoset në Londër

Skuadra e Chelseas nuk ka marrë më shumë se një barazim 1-1 në transfertë ndaj Eintracht Frankfurtit në gjysmëfinalen e Europa Leagues.

Ishin vendasit ata që zhbllokuan rezultatin në këtë takim, kur me anë të Luka Jovic realizuan për 1-0.

Në fundin e pjesës së parë, ishte Pedro Rodriguez ai që dërgoi topin në rrjetë për të barazuar rezultatin në 1-1.

Gjatë pjesës së dytë nuk u shënuan gola të tjerë duke lënë të hapur çështjen e kualifikimit që do të vendoset në Londër.