Meta uron ngjitjen në fron të Perandorit të Japonisë: Shpresoj të rriten investimet dhe projektet japoneze

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka marrë pjesë ditën e sotme në pritjen e ambasadës së Japonisë.

Meta nëpërmjet një statusi në Facebook është shprehur i lumtur që ka marrë pjesë sot në  këtë pritje me rastin e ngjitjes në fron të Perandorit të ri të Japonisë.

Ndërkohë që ka shpërndarë dhe disa foto ai nuk ka lënë pa përmendur se shpreson tepër që marrëdhëniet e mira mes dy vendeve të jenë po njësoj por njëkohësisht të shtohen dhe investimet dhe projektet japoneze.

Postim i plotë:

Kënaqësi të merrja pjesë sot në pritjen e ambasadës së Japonisë, me rastin e ngjitjes në fron të Perandorit të ri, Naruhito. Kam besimin e plotë se edhe gjatë Erës së Madhërisë së Tij “Reiëa”, marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve e popujve tanë, do të forcohen edhe më shumë, veçanërisht me rritjen e investimeve dhe projekteve japoneze në Shqipëri.