Rrogozhina 'surprizon' Ramën/ Berisha: Edhe nga qielli rrufe kundër tij

Opozita zhvilloi edhe ditën e sotme, për të dytën herë brenda një jave, aksionin për bllokimin e akseve kryesore në të dyja 12 qarqet e vendit.

Qytetarë nga i gjithë vendi bllokuan akset kryesore duke kërkuar edhe një herë largimin e kryeministrit Edi Rama.

Por një prej momenteve më pikante të protestave të sotme ishte një parashutë në qytetin e Rrogozhinës ku shkruhej "Rrogozhina, Rama ik".

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha.

“Edhe nga qielli rrufe kundër tij!”, shkruan ish-kryeministri.