Vidal i zhgënjyer: Doja këtë skuadër në finalen e Champions Leagues

Barcelona ka marrë një fitore të madhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Liverpoolit dhe ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales së madhe të Champions Leagues.

Mesfushori Arturo Vidal ka shkëlqyer me fanellën e katalunasve edhe pse fillimi i tij ishte i vështirë me katalanasit.

Por kiliani ka thënë se është i zhgënjyer nga ish-skuadra e tij Juventusi, pasi e dëshironte në finalen e Ligës së Kampioneve.

“Jam i zhgënjyer nga Juventusi, mendoja se do të shkonin në finalen e Ligës së Kampionëve. Më kanë befasuar dhe më vjen keq që janë eliminuar”, tha Vidal.

 “Tani po mendoj vetëm për fitimin e Champions Leagues”, vijoi ai.

Kiliani ka folur edhe për bashkëlojtarin e tij Lionel Messin, të cilin e ka cilësuar si të jashtëzakonshëm.

“Messi është i jashtëzakonshëm. Jo vetëm që bën gola, por ndihmon edhe në fazën defensive, në presing. Jam shumë i lumtur të luaj përkrah tij”, përfundoi kiliani.