Klubi bie nga kategoria, Seri bën gati valixhet drejt Francës

Monako vazhdon të insistojë për të rikthyer në Ligue 1 mesfushorin e Fulhamit, Jean Michael Seri.

Klubi nga Principata duket se për momentin është favorit për të nënshkruar me 27-vjeçarin, i cili verën e kaluar u largua nga Nice për t’iu bashkuar anglezëve për shumën e 25 milionë paundëve.

Megjithatë, sezoni jo i mirë te Fulhami dhe rënia e klubit nga Londra në Championship, duket se kanë bindur lojtarin nga Bregu i Fildishtë për të nisur një aventurë të re, sërish në Francë, por këtë herë te klubi nga Principata.