Bllokimi i akseve rrugore, ja ku do të jenë Kryemadhi dhe ish-deputetët e LSI

Sot në orën 18:00, Opozita e Bashkuar do të nisë aksionin në 12 qarqet e vendit për bllokimin e akseve kryesore si përshkallëzim i mosbindjes civile.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha do të jetë tek mbikalimi i Bradasheshit në këtë orë, me protestuesit që do të bllokojnë rrugën e Elbasanit, kurse Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi,  tek rrethrrotullimi i Plepave në Durrës.

Në Tiranë, tek rrethrrotullimi “Shqiponja” do të jenë ish-deputetët e LSI,  Petrit Vasili, Luan Rama, Klajda Gjosha, Floida Kërpaçi, Edmond Panariti dhe Erisa Xhixho.

Në Shkodër do të jetë Agron Çela. Në Lezhë, Viktor Tusha. Në Milot, Përparim Spahiu. Në Fier, Kejdi Mehmetaj. Në Elbasan, Edmond Haxhinasto dhe në Korçë, Endrit Braimllari.