FOTO/ Joe Jonas dhe Sophie Turner martohen në një ceremoni të befasishme në Las Vegas

Pas ndarjes së çmimeve në Billboard Music mbrëmjen e së mërkurës, ku Jonas Brothers performuan në një ceremoni për herë të parë pas bashkimit, Joe Jonas dhe Sophie Turner u martuan në një ceremoni të befasishme në Las Vegas.

Ceremonia, e cila u dokumentua në Instagram live nga DJ-i i njohur Diplo, u zyrtarizua nga një interpretues i veshur si Elvis, në një kishë në Chapel L’Amour.

Një burim konfirmoi për “People” se dasma ishte e ligjshme dhe jo një shaka siç ndodh rëndom në Vegas.

Përveç Diplo-s, disa yje që kishin marrë pjesë në Billboard Music Awards më herët në mbrëmje, ishin gjithashtu të pranishëm në ceremoni, përfshi këtu Khalid. Turner, 22 vjeç, e veshur me një jumpsuit të bardhë (pra pantallona), eci drejt altarit me vellon e saj të gjatë ndërkohë që Dan Shay këndonte hitin “Speechless” në mënyrë akustike.