FOTO/ Fansja e ofendon publikisht, Aulona Musta i kthehet keq

Aulona Musta e cila është dhe moderatorja e emisionit ‘Thumb’ është shumë e ndjekur dhe aktive po ashtu në rrejte socilae.

Së fundmi ajo ndodhet në në Greqi për të shijuar disa ditë pushimi nga ku ka publikuar disa foto.

Mirëpo moderatores i ka tërhequr vëmëndjen një koment negativ në fotot e publikuara ku një ndjekëse e ofendon publikisht.

"Rob ma i shëmtut që je", i shkruan ndjekësja modertores.

"Me siguri gjithë këtë mllef do e kesh ngaqë ke hundën e shtrembër për vete. Po s'ka gjë, mos u mërzit se bëhet operacion."- i shkruan moderatorja, ndjekëses.