Presidenti i Luganos tregon gjendjen e Armando Sadikut: E shoh që po vuan

Armando Sadiku i ka dhënë fund dëmtimit që kishte pësuar para disa muajsh në Spanjë me skuadrën e Levantes dhe që iu desh të priste 6 muaj për t’u rikthyer në fushën e blertë.

Pas rikthimit te Lugano, u duk se gjithçka ka ndryshuar për bomberin nga Elbasani, por mesa duket nuk është ashtu.

Presidenti i Luganos, Anxhelo Renzeti, u shpreh në një intervistë se Sadikun e sheh që vuan shumë për shkak të dëmtimit që kishte pësuar kohë më parë dhe nuk ndihet mirë, pasi ende nuk ka arritur nivelin e tij më të mirë.

“Sadiku po vuan për shkak se nuk është në nivelin e tij më të mirë. E shoh që nuk është mirë për shkak të dëmtimit që kishte pësuar para disa kohësh kur luante në Spanjë me Levanten”, tha Renzeti.