Një tjetër sukses për këngëtaren Bebe Rexha merr çmim në Billboard Music Award

Sukseset për këngëtaren me origjinë shqitpare Bebe Rexha nuk kanë të ndalur.

Ajo së fundmi ka rrëmbyer dhe një çmim tjetër të rëndësishëm në Billboard Music Awards.

Ylli i muzikës pop mori çmimin ‘Top country song’ për këngën ‘Meant to be’ një bashkëpunim me Florida Georgia Line.

Ajo ishte nominuar edhe në kategorinë Top Radio Song por çmimi u rrëmbye nga Cardi B dhe Maroon 5 me këngën 'Girls like you'.

Ndërsa Dua Lipa e cila ishte nominuar në 3 kategori,  atë të Top Neë Artist, Billboard Chart Achievement Award dhe Top Dance/Electronic Song me bashkëpunimin 'One Kiss' me Calvin Harris.

Por Dua nuk arriti të fitonte asnjë çmim.