VIDEO/ Dalin pamje të tjera, goli i Messit i xhiruar nga tribuna e ‘Camp Nou’

Lionel Messi shënoi mbrëmjen e djeshme dy gol në fitoren e pastër 3-0 të Barcelonës kundër Liverpoolit, në gjysmëfinalen e parë të Champions League.

Goli i dytë i tij, i cili vulosi dhe shifrat 3-0, ishte një perlë e vërtetë.

Argjentinasi ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi nga rreth 30 metra, duke e dërguar topin në trekëndësh.

“Mrekullinë” e sulmuesit të katalanasve mund ta shihni nga një tjetër pamje, e xhiruar nga tribuna e “Camp Nou”.