E thotë Fabio Capello: Messi është gjeni, të tjerët janë vetëm futbollistë të mëdhenj

Trajneri i suksesshëm italian, Fabio Capello, foli për Lionel Messin, i cili ishte protagonisti kryesor i përballjes vendimtare me Liverpoolin në gjysmëfinalen e Champions League, duke shënuar dy gola.

“Messi? Për mua është një gjeni, të tjerët janë vetëm futbollistë të mëdhenj. Messi është si Maradona e Pele, ndriçon stadiumin”, deklaroi Capello për “Sky Sport”.

Më pas ish-tekniku i Real Madridit, Milanit, Juventusit apo Romës, tregon një prapaskenë: “Kur ishte 16 vjeç, që atëherë spikaste mbi të tjerët. Në një trofe Gamber luajti kundër nesh, asaj kohe drejtoja Juventusin. Në atë kohë te Barcelona po mendonin ta lëshonin në huazim në ndonjë skuadër të kategorisë së dytë, por më pas vendosën ta mbajnë, sepse ai shfaqi cilësitë e tij”.