Pas 4 vitesh të ndarë, Chris Brown rikthehet me ish të dashurën
29-vjeçari u lidh me Indyamarie pasi i dha fund marrëdhënies me ish të dashurën Karrueche Tran.
Por duket se kanë rindezur romanzën e tyre pasi u panë bashkë gjatë xhirimeve të videoklipit të Brown dhe Eric Bellinger, “Type a Way".
"Chris dhe 25-vjeçarja ishin kapur për dore dhe qeshnin me njëri-tjetrin,"-tha një burim.
Broën së fundmi publikoi një foto në Instagram të Indyamarie që mbante veshur xhaketën e tij.
Reperi është babai i një vajze, Royalty, me Nia Guzman.
Jeta e tij personale u trazua në fillim të këtij viti pasi paditi për shpifje një grua që akuzoi Chris se e përdhunoi në Paris.
Brown mohoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me gruan.