Zjarri në Notre-Dame/ Shokon pornostarja: Unë e shijova, besimtarët janë idiotë

Flakët në Katedralen e Notre-Dame prekën miliona njerëz në të gjithë botën, ku të gjithë kontribuan për rindërtimin e saj. Por, një aktore e filmave për të rritur duket se nuk është aspak dakord me këtë gjë.

Deklaratat e Valentina Nappi janë diskutuar shumë dhe kanë zemëruar besimtarët në të gjithë botën pasi ajo tha se e shijoi ngjarjen tragjike që ndodhi me 15 prill. Atëherë, ajo bëri një postim në Twitter ku thoshte: "Besimtarët janë një tufë idiotësh, Satani është një karakter interesant dhe unë jam më katolike se ata."

Me pas, gjatë një interviste për një radio, ajo tha: "Notre Dame? Unë e shijova djegien e kishës. Në vetvete, të shohësh dicka duke u djegur është gjithmonë si shfaqje. Nuk e kujtoj kush tha se ishte pamje fantastike të shohësh Kullat Binjake duke u rrëzuar. Është si një skenë filmi. Dramatike, por një skenë spektakolare".

Në disa intervista të tjera, pornostarja Nappi kritikoi njerëzit që besojnë në fe. Për të është normale që të shfuqizohen të gjitha fetë e organizuara.