Humbi ndaj Barcelonës, ja çfarë thotë Klopp
Liverpool u mund në Camp Njou nga Barcelona me rezultatin 3-0. Pas ndeshjes edhe Klopp foli për takimin.
“Futbolli është kështu. Nuk merrni grada, vetëm rezultate të vështira.Ka të bëjë me shënimin e golave. Paraqitja e djemve ishte më të vërtetë e mirë. Djemtë luajtën një super lojë”, ka deklaruar Klopp.
“Kundër një skuadre si Barcelona, disa momente janë të mjaftueshme për t’iu dhënë mundësinë atyre. Jam shumë i lumtur me performancën, jo shumë i kënaqur me rezultatin, por ne duhet ta pranojmë atë”.
“Çfarë mund të them”, pyet Klopp.
“Si iu kemi shkaktuar atyre probleme, ishte e jashtëzakonshme. Ne kontrolluam topin shumë mirë në pjesën e dytë. Duke qenë në disavantazh 1:0 është e vështirë, por jo një problem i madh.