EMRI/ Qëlloi me armë në banesën e tij, i riu thyen këmbën duke i ikur policisë

Mbrëmjen e sotme pati të shtëna me armë në Shkodër.

Autori ka qenë Petrit Isaj, i cili ka shtënë me armë zjarri në shtëpinë e tij.

Ai u arrestua nga policia, por u lëndua në tentativë për t’u larguar.

Ai theu këmbën teksa përpiqej të ikte nga forcat e rendit.

Fatmirësisht, si rrjedhojë e të shtënave nuk ka asnjë person të plagosur.