Ish-gjyqtari: Barcelonës iu mohua penallti kundër Liverpoolit
Barcelonës i është mohuar një penallti në fillim të ndeshjes së parë gjysmëfinale kundër Liverpoolit në Camp Nou, sipas ish-gjyqtarit spanjoll Juan Andujar Oliver.
Në një tentativë për ta ndalur Lionel Messin në zonë, qendërmbrojtësi Matip u duk se ia ndërroi me dorën drejtimin topit, por gjyqtari i ndeshjes nuk akordoi penallti madje ai nuk kërkoi as ndihmën e teknologjisë VAR.
Ish-gjyqtari Oliver, i cili tha për “Marca” se prekja e Matip ishte e qëllimshme dhe duhet të akordohej penallti.
“Ishte penallti sepse dora e Matip nuk ishte në pozitë natyrale, ishte prekje e qëllimshme”, tha Oliver.
Në gjysmëfinalen e parë katalanasit po fitojnë në shtëpi me rezultatin 1-0 me golin në minutën e 26’ nga Luis Suarez.